Wenger krenar pas përfundimit në top treshe

dardanmiftari | Monday, May 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është krenar pasi skuadra e tij arriti t’i bëjë ballë një sezoni të vështirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Jam krenar për sezonin. Qëndrueshmëria mentale, uniteti dhe qëndrueshmëria brenda klubit janë testuar gjatë këtij sezoni. Ne nuk kemi treguar ndonjë dobësi dhe kemi mbetur të bashkuar”.

“Në fund, ne u rikthyem. Është një mësim për secilin. I kam thënë çdokujt të vazhdojë të bëjë atë çfarë ata bëjnë dhe në fund ne arritëm atje”.

“Nuk mund të them se sezoni ka qenë dështim. Ne kemi kualifikuar për të 15-tën herë në Ligën e Kampionëve. Vetëm tre klube e kanë bërë këtë më parë në Evropë. Kjo do të thotë se nuk është aspak e lehtë sa duket”.

“Ne ishim të 17-tët në Ligë dhe në shtatë ndeshjet e para ne humbëm katër prej tyre. Kur ju keni luajtur shtatë ndeshje, ka edhe 31 deri në fund. Është vështirë të imagjinoni se mund të përfundoni të tretët”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...