Drogba drejt Shanghai Shenhua?

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Tre agjentë të sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, sot do të takohen me pronarin e Shanghai Shenhua, Zhu Jun, për të diskutuar një transferim të mundshëm të tij te klubi rus, shkruajnë mediat kineze.

Sina Sports bën të ditur se pronari enigmatik i Shanghait do të takohet në Singapor me dy agjentë francez të Drogbas dhe një përfaqësues kinez.

34-vjeçari një kohë të gjatë është lidhur me një transferim në Kinë kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, duke ndjekur kështu hapat e ish-bashkëlojtarit të tij te Chelsea, Nicolas Anelka.

Është raportuar se Drogbas, i cili shënoi në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit në finalen e Kupës FA, do t’i ofrohet 250 mijë euro në javë me një kontratë dyvjeçare.

Agjenti i Drogbas, Thierno Seidy, së fundi tha për L’Equipe se në drejtim të tij po vijnë “shumë oferta nga të gjitha anët”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...