Federer zë vendin e dytë në renditje
Dikur tenisti më i mirë në botë, Roger Federer, është kthyer në pozitën e dytë në renditje të ATP, pas triumfit të të dielës ndaj Tomas Berdych në turneun Madrid Masters.
Zvicerani në finale fitoi me rezultat 3-6, 7-5 dhe 7-5, duke fituar kështu trofeun e katërt sezonal dhe të 74 në karrierë.
Falë këtij triumfi, i cili ia solli titullin e 20-të në seritë e turneve Masters, 30-vjeçari kthehet në vend të dytë me 9.430 pikë, duke e zhvendosur Rafael Nadalin një vend më poshtë.
Katër vendet e para:
1. Novak Djokovic (Serbi) 11.200 pikë
2. Roger Federer (Zvicër) 9.430 pikë
3. Rafael Nadal (Spanjë) 9.105 pikë
4. Andy Murray (Britani e Madhe) 7.500 pikë
Category: Tenis
0 Komente