Drogba e Torres mund të startojnë bashkë në finale
Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, mund ta angazhojë dyshen e sulmit, Fernando Torres dhe Didier Drogba, që nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Strategu italian i provoi dy sulmuesit në gjysmën e dytë të takimit ndaj Blackburn Rovers, në mënyrë të bënte një test për sfidën e të shtunës në Allianz Arena.
“Kam provuar disa gjëra në mënyrë që të kem një pasqyrë dhe të shoh nëse mund të ketë sukses. Është gjithmonë vështirë, sepse është e qartë se do të jetë një kundërshtar ndryshe”, ka thënë Di Matteo për Chelsea TV.
Mungesa e Ramires dhe Raul Meireles (si pasojë e suspendimeve) në mesfushë mund ta detyrojë trajnerin që të angazhojë Drogban dhe Torresin nga fillimi i ndeshjes si partnerë në sulm (për herë të parë që pas angazhimit të tij si trajner i Chelseat).
Category: Futboll
0 Komente