Futbollisti më i mirë në Francë, Hazard: Do të shkoj në Mançester!
Anësori i Lille, Eden Hazard, ka deklaruar se në sezonin 2012/2013 do të luajë në Mançester, mirëpo nuk e ka specifikuar se te cili nga rivalët do të transferohet – Manchester City apo Manchester United.
I pyetur se ku do të luajë në sezonin e ri, belgu është përgjigjur: “Në Mançester, siç kam thënë më herët. Vendimi do të merret së shpejti”.
21-vjeçari është shpallur lojtar i vitit në Ligue 1 për të dytën herë radhazi. Ai mposhti konkurrentë, si Nene (Paris Saint-Germain) dhe dyshen e Montpellier, Olivier Giroud dhe Younes Belhanda, për të fituar këtë çmim falë sezonit të shkëlqyer në të cilin ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 15 asistime.
Younes Belhanda (Montpellier) fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë dhe mori çmimin e golit më të bukur (në prill kundër Marseille).
Rene Girard është shpallur trajneri më i mirë i vitit pasi është shumë pranë fitim të Kampionatit francez me Montpellier, e që do të ishte titulli i parë në histori të këtij klubi.
Gardiani i Lyonit, Hugo Lloris, u shpall portieri më i mirë.
Formacioni i sezonit 2011/2012 në Ligue 1:
Portier: Hugo Lloris (Lyon).
Mbrojtës: Mathieu Debuchy (Lille), Nicolas N'Koulou (Marseille), Vitorino Hilton (Montpellier), Henri Bedimo (Montpellier).
Mesfushorë defensivë: Rio Mavuba (Lille), Etienne Capoue (Toulouse).
Mesfushorë ofensivë: Eden Hazard (Lille), Younes Belhanda (Montpellier), Nene (Paris Saint-Germain).
Sulmues: Olivier Giroud (Montpellier).
Category: Futboll
0 Komente