Gjermania nuk i bën ballë Zvicrës
‘Die Mannschaft’ nuk ishin aq të fortë sa flitet për ta në një ndeshje miqësore kundër Zvicrës, që u shërben si parapërgatitje për Euro 2012. ‘Nati’ fituan me rezultat 5-3 në takimin e zhvilluar në St. Jakob-Park në Basel.
Eren Derdiyok shënoi dy gola të shpejtë (21’ dhe 23’), ndërsa në të dyja rastet asistoi Tranquillo Barnetta.
Pa u mbyllur gjysma e parë (45’), Mats Hummels pranoi një top nga Mesut Ozil për ta ngushtuar epërsinë.
Pas një goditjeje të lirë të Tranquillo Barnettas, Eren Derdiyok kompletoi het-trikun e tij (50’).
Andre Schuerrle i ktheu gjermanët sërish në lojë me një gol nga distanca (64’), mirëpo mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner shënoi golin e katërt të zviceranëve (67’).
Marco Reus tregoi se përfaqësuesja e Gjermanisë nuk dorëzohej (72’), por aty ishte Admir Mehmedi për të shënuar edhe golin e pestë të Zvicrës. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e cila bën gara në të njëjtin grup me Gjermaninë, Portugalia, është ndalur pa gola nga Maqedonia
Category: Euro 2012
0 Komente