Fitojnë Irlanda dhe Polonia
Përfaqësuesja e Irlandës ka regjistruar fitore minimale prej 1-0 përballë Bosnje e Hercegovinës në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Aviva Stadium në Dublin.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Shane Long në minutën e 78-të. Nga ana tjetër, njëri nga dy nikoqirët e Euro 2012, Polonia, ka triumfuar me rezultat 1-0 përballë Sllovakisë.
Mbrojtësi i Sochaux, Damien Perquis, shënoi golin e vetëm në ndeshje pas gjysmë ore lojë.
Category: Euro 2012
0 Komente