Pëson Danimarka (VIDEO)
Kombëtarja daneze është mposhtur me rezultat 3-1 nga Brazili, në një ndeshje miqësore parapërgatitore për Euro 2012 që u zhvillua në Imtech Arena në Hamburg.
Pas tetë minutash lojë, Hulk e kaloi Brazilin në epërsi, ndërsa Niki Zimling shënoi autogol për dyfishimin e epërsisë së Selecaos.
Pa përfunduar pjesa e parë (40’), sulmuesi i Portos e shënoi golin e dytë personal për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin.
Golin e nderit për Danimarkën e shënoi Nicklas Bendtner pas asistimit të Niki Zimling (71’).
Kjo humbje është paralajmërim për trajnerin Morten Olsen për të provuar strategji të tjera nëse dëshiron që përfaqësuesja të jetë e suksesshme në Kampionatin Evropian.Në Euro 2012, Danimarka bën gara në të njëjtin grup me Gjermaninë, Holandën dhe Portugalinë.
Category: Euro 2012
0 Komente