Inzaghi të luajë në të katërdhjetat
Simone Inzaghi ka zbuluar se vëllai i tij, Filippo, nuk ka ndërmend të pensionohet nga futbolli këtë verë dhe beson se ai mund të vazhdojë të luajë në nivel të lartë deri në të katërdhjetat.
Kontrata e Pippos me Milanin skadon këtë verë dhe largimi i tij pritet të konfirmohet në ditët në vijim.
“Pippo ende është fizikisht në formë dhe e di se mund të luajë për edhe disa vite të tjera. Nëse menaxhohet në mënyrën e duhur ai ende mund të japë shumë për futbollin”.
“Këtë vit ai ka pritur të luajë ca më shumë, por, ai është rikuperuar edhe nga një lëndim i rëndë. Ai nuk ka vendosur për të ardhmen ende, por ai është i vetëdijshëm se ende mund të japë shumë për futbollin”, ka thënë Inzaghi i ri për Tuttomercatoweb.
Category: Futboll
0 Komente