Wenger e sheh Cityn si kampion të ri

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Manchester City do ta fitojë titullin e Ligës Premier të dielën.

Kampioni i ri i Anglisë do të përcaktohet në javën e fundit, kur lideri i tabelës, City, do të presë QPR në Etihad Stadium derisa rivali tjetër për titull, Manchester United, udhëton te Sunderlandi.

“Ne nuk kemi shumë shembuj të skuadrave të cilët e humbin kampionatin në shtëpi në ndeshjen e fundit, andaj duhet ta pranoni se Manchester City është favorit për ta fituar titullin”.

“QPR duhet të luajë, ata kanë nevojë për rezultat por mendoj se është tepër. City është favorit për ta fituar titullin”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...