Podolski i shpall luftë Ronaldos

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Pas 16 ditësh (9 qershor, 20:45), do të zhvillohet supersfida e Grupit B mes Gjermanisë dhe Portugalisë, ndërsa që tani kanë filluar deklaratat e flakta para këtij super dueli.

Është sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski, ai që i ka shpallur publikisht luftë Portugalisë dhe Ronaldos, duke thënë se gjermanët do të kërkojnë fitore që në takimin e parë, i cili sipas ‘Poldit’ është vendimtar.

“Dueli i parë në Euro 2012 është vendimtar. Ndaj Portugalisë duhet të ndizet zjarri. Duhet të ndizet fusha. Gjithçka duhet të ndizet dhe të merr flakën”, ka theksuar Podolski.

Sulmuesi me prejardhje polake ka shtuar se ai dëshiron ta fitojë trofeun e çmueshëm dhe se prandaj do të duhet ta gjunjëzojë futbollistin më të mirë në planet, Cristiano Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...