Ramos lëvdon ekipin e Spanjës
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se Spanja është përzierja e përkryer mes talentit dhe përvojës, ndërsa beson se spanjollët janë në gjendje që të mbrojnë titullin e kampionit të Evropës.
Spanja do të shkojë në europian pa dy lojtarë kyç, Carles Puyolin dhe David Villën, ndërsa këtë Ramos nuk e sheh si problem.
“Jam i lumtur të jem këtu. Është mirë të jem përsëri në kombëtare. Unë mezi pres fillimin e punës me dinamikë dhe kam ndjenja pozitive”.
“Ne kemi një përzierje të talentit dhe të përpvojës dhe mendoj se kombinimi i të dyjave mund të bëjë diferencën. Ne po punojmë shumë mirë dhe unë dua të falënderoj lojtarët e rinj. Nëse ata mbesin pranë neve, atëherë sigurisht se do të luajnë mirë”, ka thënë Ramos.
Category: Euro 2012
0 Komente