8 gjëra që nuk i dini për Cristiano Ronaldon
Ai është futbollisti më i mirë në botë. Ai është superylli i klubit më prestigjioz në botë, Real Madrid dhe është lideri, kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë. Në Euro 2012 ai ka shfaqur paraqitje epike në momentet më vendimtare për ekipin e tij. Këto të gjitha ju sigurisht se i dini, por para duelit gjysmëfinal ndaj Spanjës, SportiSot zbulon detaje tjera që nuk i dini për CR7.
8 gjëra që nuk i dini për Cristiano Ronaldon
1. Cristiano Ronaldo gjithmonë luan me fanellë me mëngë të gjata
2. Përpara fillimit të çdo ndeshje, ai i rregullon flokët në mënyra të ndryshme dhe i ndryshon ato në pushim të ndeshjes.
3. Cristiano gjithmonë futet me këmbën e djathtë në fushë dhe qëndron i fundit, por tani (Euro 2012) ai futet i pari sepse është kapiten.
4. Cristiano e heq shiritin e kapitenit menjëherë sa mbaron ndeshja.
5. Në autobusin e Portugalisë, Cristiano ulet në fund dhe del gjithmonë i fundit.
6. Në aeroplanin e Portgualisë, Cristiano ulet në vendet e para me Pepen dhe del gjithmonë i pari.
7. Cristiano gjithmonë pëlqen të mbajë një top në këmbët e tij kur është duke folur në zhveshtore me shokët e tij të ekipit.
8. Cristiano asnjëherë nuk e ndërron muzikën në zhveshtore, Meireles dhe Veloso kujdesen për këtë gjë.
Category: Euro 2012
0 Komente