Debuchy: Mund ta mposhtim Spanjën
Mathieu Debuchy është i bindur se Franca ka gjithë çfarë nevojitet për të mposhtur Spanjën dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2012.
Les Bleus përfunduan fazën grupore në pozitën e dytë të grupit D pas disfatës së mbrëmshme 2-0 nga Suedia dhe do të përballen me Spanjën në çerekfinale të garës evropiane.
“Jam i sigurt se mund ta mposhtim Spanjën. Ata janë një skuadër e shkëlqyeshme me lojtarë të shkëlqyeshëm”.
“Çelësi do të jetë të marrim topin nga ta, që është e qartë se nuk do të jetë e lehtë, pasi ata janë më të mirët në botë për ta mbajtur atë, andaj çelësi është të qëndrojmë të qetë dhe të marrim avantazhin e hapësirave të cilat ata na i lënë”, ka thënë Debuchy.
Category: Euro 2012
0 Komente