Del Bosque: Franca, një rival i vështirë

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, beson se Franca do të jetë një test i vështirë për kampionët në fuqi të Evropës në çerekfinale të Euro 2012.

“Ne e dimë se ata janë në të njëjtin nivel me ne dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Franca ka bërë shumë progres (nga Botërori 2010)”.

“Ata kanë bërë disa ndryshime të rëndësishme dhe kanë lojtarë të shkëlqyeshëm si [Karim] Benzema, [Hatem] Ben Arfa, [Samir] Nasri, [Florent] Malouda and [Franck] Ribery”.

“Kjo është një ndeshje vërtet e madhe dhe ne mezi e presim. Ne do të kemi kohë të përgatitemi për ndeshjen dhe të mendojmë për formacionin më të mirë”, ka thënë Spanjolli.

Ndeshja në mes të Spanjës dhe Francës zhvillohet të shtunën në Donetsk me fillim nga ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...