Guardiola: Më mungon futbolli

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se atij tashmë i mungon futbolli, vetëm disa javë pasi u largua nga posti i kryeteknikut te klubi nga Camp Nou.

Guardiola refuzoi rinovimin e kontratës pas një sezoni ku Real Madridi i dha fund dominimit shumëvjeçar të Barcelonës, ndërsa përkundër kësaj, tashmë Pep thotë se i mungon futbolli.

“A po më mungon futbolli? Më mungon shumë. Tashmë jam lodhur duke luajtur golf me babain tim”, ka theksuar Guardiola në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku po kalon pushimet.

Guardiola udhëhoqi Barcelonën drejt 14 trofeve historikë në katër vitet e qëndrimit të tij. Ai është zëvëndësuar nga asistenti Tito Vilanova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...