Moratti: Dua ta rikthej Balotellin
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka lëvduar produktin e akademisë Nerazzure, Mario Balotellin, duke thënë se tani e gjithë Italia e do atë, ashtu siç ka dashur ai dikur.
“Jam i lumtur për të. Mendoj se ai më në fund e ka gjetur shtëpinë e tij – Italinë. Të gjithë italianët tani e duan atë ashtu siç ka dashur. Balotelli është djalosh kompleks, por para së gjithash një talent i madh dhe kampionati evropian e ka vërtetuar këtë, në sytë e gjithë botës”.
“Gjëja e mirë në këtë është se ai ka mësuar të vuajë. Cesare Prandelli ka zgjedhur të mos luajë me të ndaj Irlandës, por ai nuk u dorëzua. Unë dua ta rikthej atë me çdo kusht te Interi, por City ka çdo të drejtë ta mbajë atë”, ka thënë Moratti.
Presidenti Nerazzur më tej lëvdoi impaktin e Andrea Pirlos përkundër moshës, duke shtuar se ishte gabim nga ana e tij që vendosi ta shesë në fillimet e karrierës së tij.
Category: Futboll
0 Komente