Hodgson lavdëron Gerrardin

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, ka lavdëruar yllin e Liverpoolit, Steven Gerrard, pas edhe një paraqitje kapiteni në fitoren ndaj Ukrainës.

Gerrard u zgjodh lojtari i ndeshjes pasi ishte harkimi i tij ai që i dha mundësinë Wayne Rooneyt të shënojë golin e fitores.

“Ju duhet ta veçoni Steven. Ai morri shpërblimin lojtari i ndeshjes edhe në dy ndeshjet e kaluara, duke luajtur edhe rolin e kapitenit”.

“Katërshja e fundit ishin shumë të mirë sot, dhe portieri, ata ruajtën formën dhe disiplinën shumë mirë”.

“Edhe pse kishte goditje në golin tonë, ato ishin nga distanca dhe nuk e detyruan vërtet Hart të bëjë mbrojtje. Ishte një ndeshje për ta lavdëruar paraqitjen ekipore”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...