Rooney: Askujt nuk i pëlqen ta sfidojë Anglinë

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Anglia mund të arrijë shumë në Euro 2012 dhe skuadrat nuk do të dëshirojnë të luajnë ndaj kësaj përfaqësuese – ka thënë Wayne Rooney.

Sulmuesi i Manchester Unitedit u kthye nga suspendimi për ta shënuar golin e fitores ndaj Ukrainës, ndërsa mendon se Tre Luanët janë në rrugë të mirë për të pasur sukses në turneun evropian.

“Mendoj se i dimë kualitetet tona dhe e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”.

“Nuk mendoj se ka ndonjë skuadër që i pëlqen të luajë ndaj nesh, jemi të vështirë për t’u thyer dhe kemi lojtarë të cilët mund të shënojnë gola, prandaj gjërat po shkojnë mirë për momentin”, ka deklaruar Rooney për ITV.

Anglia do ta zhvillojë ndeshjen çerekfinale të dielën kundër Italisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...