Holanda me ndryshime për Portugalinë

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Holandës, Bert Van Marwijk, ka bërë të ditur se ai do të bëjë disa ndryshime në ekipin e tij për ndeshjen kryesore për ekipin e tij ndaj Portugalisë të dielën.
60 vjeçari është vënë në shenjë të kritikave pasi vendosi të luajë me dy mesfushorë defensivë në këtë kampionat, duke bërë që Holanda t’i humbasë dy ndeshjet e para.

“Natyrisht, ne kemi shumë kreativitet dhe jemi të shpejtë në sulm, por ndaj Danimarkës dhe Gjermanisë kjo nuk ndodhi. Megjithatë, ky është futbolli. Ne humbëm dy ndeshje, kështu që duhet ta ndryshoj ekipin për Portugalinë”, ka theksuar holandezi.

Holanda duhet të shënojë fitore të thellë ndaj Portugalisë dhe të shpresojë në disfatë të Danimarkës nga Gjermania në rast se dëshiron të kualifikohet tutje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...