Blanc lëvdon Menez pas fitores

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Francës, Laurent Blanc, ka lëvduar paraqitjen e Jeremy Menez, në fitoren prej 2-0 të skuadrës së tij ndaj Ukrainës të premtën.
“Ne vërtet kemi studiuar mirë ekipin e Ukrainës dhe kështu ata lanë shumë hapësira në mbrojtje. Ata luajnë futboll, por kanë mungesë të baraspeshës në mbrojtje dhe lënë shumë hapësira”.

“Ne kemi lojtarë të shpejtë si Jeremy Menez që pëlqen këso lloj mbrojtjesh. Ne e dimë se ai është lojtar i madh dhe këtë e dëshmoi edhe në nivelin më të lartë”, ka thënë Blanc.

Franca është lidere në Grupin D me katër pikë dhe praktikisht ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...