Robben do të luajë për Bayernin

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Anësori Arjen Robben, nuk do të largohet gjatë verës nga gjiganti gjerman Bayern Munich, ka konfirmuar babai i holandezit.
28 vjeçari, i cili aktualisht është në detyrë me Holandën në Euro 2012 dhe rrezikon eliminimin nga faza grupore, është thënë se do të largohet pas kampionatit evropian nga Bayerni, pas dështimit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe vërshëllimave të tifozëve të klubit. Sidoqoftë, babai i Robben ka thënë se ai nuk pret që kjo të ndodhë.

“Robben është nën kontratë me Bayernin. Arjen nuk do të largohet nga Bayerni dhe ky nuk është opsion. Ai do të luajë për Bayernin sezonin e ardhshëm, pa marrë parasysh rrethanat”, ka theksuar babai Hans Robben për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...