Khedira: Do të vijnë momentet e Ozil
Mesfushori Sami Khedira beson se është vetëm çështje kohe para se Mesut Ozil të shfaqë klasin e tij për Gjermaninë.
“Ozil ka bërë një hap para në dy vitet e fundit. Ne lojtarët e vlerësojmë shumë atë, ai punon shumë për ekipin. Tani ai e di se si të krijojë hapësira duke vrapuar”.
“Momentet e tij gjeniale do të vijnë, thjesht sepse ai ka cilësinë që kjo të ndodhë”, ka thënë Khedira.
Të premtën Gjermania përballet me Greqinë në çerekfinalen e dytë të kampionatit evropian.
Category: Euro 2012
0 Komente