Walcott: Mund të mposhtim të gjithë

dardanmiftari | Thursday, June 21, 2012 | 0 Komente

Anësori i Anglisë, Theo Walcott, ka thënë se Anglia mund të mposhtë të gjitha ekipet e mbetura në Euro 2012 dhe është tepër i bindur në gjasat e Tre Luanëve për ta fituar kompeticionin pas 46 viteve pritje për një trofe të madh.

“Nuk ka lidhje ndaj kujt luani në këtë garë, gjithmonë është vështirë”.

“Të luash ndaj Spanjës është shumë vështirë, por ne do të kemi probleme tjera me Italinë, që mendoj se do ta mposhtim dhe do të shkojmë në gjysmëfinale”, ka theksuar Walcott.

Anglia ka punë me Italinë në çerekfinale të Euro 2012, në atë që konsiderohet klasikja e këtij europiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...