Laporta: Guardiolën e largoi bordi

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndjen se bordi aktual i Barcelonës ishte ai që në njëfarë mënyre e detyroi Pep Guardiolën të lodhet dhe të kërkojë largimin në fund të sezonit të kaluar.

“Do të ishte mirë që Guardiola të vazhdonte në krye të klubit. Por, për arsyet që ai i ka dhënë, ai nuk ka mundur. Ai ishte sigurisht i lodhur, sepse është dashur të punojë në role që ai nuk është dashur t’i bëjë gjatë sezonit të kaluar”.

“A mundet Barca t’i pyesë tifozët nëse ky ishte sezoni më i mirë në histori? Jo, sepse s’ka tituj. Unë i pyes ata nëse do të ishin të kënaqur më shumë të fitojnë tripletë pa futboll të bukur, apo asnjë titull me futboll të mirë. Është e qartë cilin opsion do të kishin zgjedhur”, ka deklaruar Laporta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...