Nani kritikon Ronaldon

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Anësori i Portugalisë, Nani, ka kritikuar ashpër ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Cristiano Ronaldon, për radhët e penaltive në sfidën ndaj Spanjës.

Ronaldo është kritikuar shumë nga mediat në Portugali për atë se pse e lejoi Bruno Alvesin, një mbrojtës korpulent pa kontroll në vetvete që të godasë penaltinë e katërt, të cilën mbrojtësi e huqi.

“Cristiano Ronaldo kërkoi penaltinë e fundit. Unë i thashë trajnerit se do të pranoja cilindo urdhër. Unë nuk e kam pasur problem, sepse penaltitë janë me fat dhe ne nuk merituam humbjen e tillë”, ka deklaruar Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...