Prandelli lavdëron Trapattonin

dardanmiftari | Monday, June 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se ai është i gatshëm për ndeshjen vendimtare të Euro 2012 kundër Republikës së Irlandës.

Prandelli është parë jashtë stadiumit duke përqafuar menaxherin e Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni, dhe asistentin e tij Marco Tardelli.

“Është mrekulli ta shoshësh Trapattonin dhe Tardellin. Ai ka thënë se është i lodhur duke na mbrojtur neve dhe problemet tona! Do të doja gjithmonë të kishim të njëjtën atmosferë para një ndeshje të madhe”.

“Kur flas për Trapattoni, flas për Il Mister. Ai gjithmonë do të jetë trajneri im, pasi isha 20 kur punova me të dhe u rrita me këtë njeri”.

“Ai gjithmonë ka respektuar secilin, pasi isha në një ekip të kampionëve të mëdhenj dhe edhe pse nuk luajta, u konsiderova i rëndësishëm për të”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...