Van der Wiel: E pamundshme të ndalohej Ronaldo

dardanmiftari | Monday, June 18, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Holandës, Gregory van der Wiel, ka thënë se ai e ka pasur “të pamundshme”, ta mbulojë Cristiano Ronaldon në ndeshjen e mbrëmshme të Euro 2012.

“Kam luajtur kudër Ronaldos tri herë më herët, andaj nuk ishte befasi ajo çfarë ai bëri sot. Por vërtet është e pamundshme të mbulohet ai kur luan kaq mirë”

“E vërteta është se unë nuk kam pasur një garë të mirë, duhet ta pranoj, por nuk është i gjithë faji imi”.

“Kurrë nuk kam munduar ta tregoj lojën time sulmuese. Isha i pambuluar disa herë, por bashkë-lojtarët e mi kurrë nuk ma kanë përcjellë topin mua”, ka thënë Van der Wiel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...