Redknapp: Tentova ta transferoj Balotellin

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka zbuluar se ai ka tentuar ta transferojë Mario Balotellin te Tottenhami para se sulmuesi të kalonte te Manchester City.

“Kurrë nuk e dini se çfarë mund të prisni nga Balotelli, por një gjë është e sigurtë – ai është talent i madh. Ai shokoi Gjermaninë në Euro 2012 dhe goli i tij i dytë ishte fantastik”.

“Unë tentova ta transferoj atë te Tottenhami para Manchester City. Unë e kam admiruar që nga koha kur ka debutuar te Interi. Isha i impresionuar dhe jam takuar me të edhe personalisht. Ne e kemi kërkuar në hauzim, por Interi nuk e pranoi këtë. Është shumë keq, pasi është vetëm 21 vjeç dhe do të terrorizojë mbrojtësit për shumë vite në vijim”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...