Shpëton Federer

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Tenisti zvicëran, Roger Federer, ka shpëtuar pa u eliminuar nga Wimbledoni, pasi ishte një set prapa në një ndeshje që zgjati më shumë se tri orë ndaj francezit Julien Benneteau.

Vetëm 24 orë pas eliminimit shokues të Nadal, ishte Benneteau ai që shokoi përsëri botën e tenisit duke kërcënuar deri në kufinjt maksimal integritetin e Federer, pasi e mbajti atë në një duel me pesë sete, të cilin zvicërani e fitoi për një fije floku.

Sfida përfundoi në të mirë të Federer në fund (4-6, 6-7, 6-2, 7-6, 6-1), ku në setin vendimtar ai tregoi dhëmbët dhe e dërgoi në shtëpi francezin e pa përshtatshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...