Zyrtare: Lucio largohet nga Interi

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Gjiganti italian, Interi, ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me mbrojtësin brazilian, Lucio.

Shkëputja është arritur në mënyrë konsensuale nga të dyja palët, pasi Interi nuk ka dashur ta pengojë lojtarin të kalojë te ndonjë klub tjetër, përkundër faktit se Lucio kishte kontratë edhe dy vjet të tjera.

Me largimin e Lucios nga Interi, është çështje kohe transferimi i mbrojtësit të Palermos, Matias Silvestre.

Lucio konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë që njeh historia e futbollit. Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm si me klub ashtu dhe me kombëtaren, ndërsa ishte shtylla e tandemit më të mirë mbrojtës në histori me Samuelin në vitin 2010, kur së bashku me Jose Mourinhon arritën të rrëzojnë nga froni përkohësisht Barcelonën, për të fituar tripletën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...