Arsenali dhe Liverpooli pas Negredos
Dy klubet e Ligës Premier, Arsenali dhe Liverpooli, janë duke luftuar për sulmuesin e Sevillas, Alvaro Negredo.
AS shkruan se 26-vjeçari, i cili ishte pjesë e Spanjës në Euro 2012, ka joshur interesimin dy klubeve të Ligës Premier.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron të transferojë ish-të riun e Real Madridit sapo të vendosë për të ardhmen e sulmuesit në largim, Robin van Persie.
Dhe menaxheri i ri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, dëshiron ta zëvendësojë Andy Carroll me një sulmues më të lëvizshëm si pjesë e planeve të tij të verës.
Negredo mendohet se do të jetë opsion për klubin nga Anfield nëse dështon transferimi i sulmuesit të Romës, Fabio Borini.
Category: Futboll
0 Komente