Zyrtare: Altintop transferohet te Galata
Galatasaray ka zbuluar se ka kompletuar nënshkrimin me Hamit Altintop nga Real Madridi për 3.5 milionë euro.
29-vjeçari iu bashkua Los Blancos verën e kaluar si transferim i ligë nga Bayern Munich, por një varg lëndimesh dhe dështimesh bënë që ai të paraqitet në La Liga vetëm pesë herë dhe të shënojë vetëm një gol.
Si pasojë, ai ka vendosur të largohet në vend se ta presë shansin nën drejtimin e Jose Mourinhos, dhe tash do të jetë i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Turqi, pasi më herët kurrë nuk ka luajtur në vendin nga e ka prejardhjen.
Sipas faqes zyrtare të klubit turk, Hamit, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Schalken, ka arritur marrëveshje katërvjeçare dhe do të fitojë 3.9 milionë euro në dy vitet e para dhe 2.75 milionë në dy vitet e fundit të kontratës.
Category: Futboll
0 Komente