“Balotelli vlen 250 milionë euro”

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Mario Balotellit, mendon se klienti i tij vlen hiç më pak se 250 milionë euro, duke frikësuar kështu të interesuarit për shërbimet e tij.

“Mënyra se si e shoh unë se sa kushton, është ashtu siç kërkohet në treg. Por, kujtohuni se Balotelli është në një ekip që nuk ka nevojë të shesë dhe për këtë arsye ai nuk ka çmim. Nëse unë do të duhet t’ia jipja ndonjë vlerë, do të thosha 250 milionë euro. A jam i çmendur? Shkoni dhe pyeteni klubin se për sa para e shet...”.

“Ata gjithmonë më kanë thënë se s’jam normal, por për mendimin tim, në moshën 21 vjeçare, ai djalosh ka potencial për t’u bërë më i miri në botë. Për momentin, pas kampionatit evropian, ai sigurisht se është sulmuesi më i mirë në Evropë”, ka deklaruar Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...