Reali kërkon me ngulm David Silvan
Real Madridi shpreson të bindë Manchester Cityn që të heqë dorë nga David Silva, duke ofruar disa lojtarë në formë shkëmbimi.
Marca shkruan se Real Madridi e di se City nuk ka nevojë për të holla, por mund të lëkundë gjigantin anglez duke ofruar disa lojtarë.
Në tavolinën e bisedimeve për David Silvan tashmë kanë hyrë Lassana Diarra, Gonzalo Higuain, Karim Benzema dhe Nuri Sahin, ndërsa pritet të përfshihet edhe Kaka, i cili ishte i kërkuar me ngulm dy vite më parë nga City.
Category: Futboll
0 Komente