Cassano kërkon kontratë të re për të qëndruar te Milani
Antonio Cassano raportohet se kërkon kontratë të re me një pagë më të rritur për të qëndruar te Milani.
Tuttosport shkruan se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zhvilluar një bisedë qartësuese me Cassanon gjatë vikendit, në përpjekje për ta rimotivuar sulmuesin problematik.
Cassano nuk është ndarë i impresionuar dhe ia ka bërë të qartë se ai do të ndjehet i sigurt te Milani vetëm nëse kontrata e tij ripërtërihet.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, duket i lodhur dhe është i gatshëm ta shesë Cassanon nëse në adresë të tij arrin një ofertë e duhur.
Category: Futboll
0 Komente