Chiellini: Ishim të lodhur

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Fajtori i golit të parë që pranoi Italia, Giorgio Chiellini, ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij ishin të lodhur, për shkak se zhvilluan ndeshjen e tretë brenda një jave.

“Na vjen keq sepse shpresuam të fitojmë dhe në fund turneu mbaroi në mënyrë tjetër. Ne ishim të lodhur, shumë të lodhur dhe lëndimet e treguan këtë. Disa lojtarë vështirë se ecnin në fushë”.

“Në fund, duhet të përgëzojmë Spanjën. Ata merituan fitoren dhe ata e dëshmuan se janë më të mirë se ne. Kur Thiago Mota u lëndua, e kemi ditur se ndeshja mbaroi. Ata në fund eksploduan shkaku se kanë pasur më shumë lojtarë. Të gjithë janë të pikëlluar për humbjen, por nuk mund të harrojmë turneun në të cilin ne luajtëm mirë dhe i bëmë miliona italianë të ëndërrojnë. Për mendimin tim, ky është fillimi i të ardhmes së suksesshme”, ka thënë Chiellini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...