Torres: Më të mirën e lamë për fund

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Spanjës, Fernando Torres, ka deklaruar se finalja e jashtëzakonshme prej 4-0 ndaj Italisë ishte asgjë tjetër pos ajkës së rezervuar për fund, pas kritikave të shumta gjatë turneut.

Fernando Torres fitoi Këpucën e Artë të këtij evropiani dhe pos këtij suksesi, Spanja ashtu si lojtarë të tjerë thyen edhe shumë rekorde tjera me triumfin historik.

“Mendoj se bëmë atë që duhej bërë dhe e kemi lënë më të mirën për fund. Për këtë kemi pasur nevoj që të jemi kampionë. Është kënaqësi e madhe, e pa besueshme për t’u përshkruar. Ju vetëm mund të kujtoni ndjenjën e njëjtë kur përsëri ngrisni një trofe”.

“Jam shumë i lumtur që kemi mundur ta bëjmë Spanjën krenare me ne. Kjo është gjëja më e rëndësishme, t’i shohim fansat të festojnë dhe të kënaqen me lojën. Është diçka që nuk do të harroj”, është shprehur Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...