Di Natale vazhdon kontratën me Udinesen
Antonio di Natale ka nënshkruar kontratë të re me Udinesen.
Sulmuesi 34-vjeçar, i cili luajti dhe shënoi për Italinë në Euro 2012, ka nënshkruar vazhdimin njëvjeçar të kontratës së mëhershme, që do të thotë se ai tash është i lidhur me skuadrën deri në vitin 2014.
Ish-sulmuesi i Empolit veshi fanellën e Udineses që nga viti 2004 dhe shënoi 23 gola në 36 paraqitje sezonin e kaluar për të ndihmuar klubin të përfundojë në pozitën e tretë dhe të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente