Iniesta nuk mendon për Topin e Artë
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se ai nuk është duke menduar për Topin e Artë.
Iniesta shihet si një prej kandidatëve kryesor pasi fitoi shpërblimin Lojtari i Turneut në kampionatin evropian Euro 2012.
“Nuk po garoj me Messi për të fituar Topin e Artë, ose Cristianon, ose Xavin, ose Casillas... Nuk mund të garoj me 82 golat e tij. Unë u emërova MVP (lojtari më i vlefshëm) pa shënuar asnjë gol. Kjo është një privilegj të jesh në mesin e më të mëdhenjve”, ka thënë Initesta për faqen zyrtare të Barcelonës.
Category: Futboll
0 Komente