Fabregas: Alba ka probleme fizike

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se bashkëlojtari i tij, Jordi Alba, ka gjasa të mos jetë në 100 përqindëshin e tij në fillim të sezonit, pasi do të luajë edhe në Lojërat Olimpike për Spanjën.

“Është normale që ai dëshiron të shkojë në Lojërat Olimpike. Për shkak të moshës time, unë nuk do të jem në gjendje ta përjetoj atë gjë”.

“Por, te Barca ne luajmë 65 deri 70 ndeshje në sezon dhe mbi-ngarkesa mund të kushtojë për Alban. Varet nga forma e tij fizike dhe kur jeni në të 20-tat e hershme sigurisht se mund të përballoni këtë. Por, do të kishte qenë mirë ta kemi në skuadër sa më shpejt”, është shprehur Fabregas

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...