Wladimir Klitschko s’ka të ndalur

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Wladimir Klitschko, ka treguar formë të shkëlqyer në Bern ndaj Tony Thompson, për ta mposhtur amerikanin dhe për t’i mbrojtur tri titujt e tij.

Starti për Klitschkon ishte i zbehtë, me Thompson i cili kishte sulmet e para në këtë duel, duke i bërë të gjithë të besojnë se mund të përjetojnë ndonjë befasi.

Por, gjithçka mbaroi pas raundit të gjashtë, ku Thompson ishte i shtrirë në dysheme.

Kështu, Wladimir Klitschko mbetet i pa prekshëm në kategoritë WBA, IBF, WBO dhe IBO, ndërsa ka gjasa që ai të përballet me David Haye në rast se ky i fundit mposht në duelin e jashtëzakonshëm Derek Chisoran.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...