Ferdinand akuzohet nga FA
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është duke u akuzuar nga FA për sjellje jo sportive, pas komenteve të postuara në profilin e tij në Twitter.
Akuza vjen pas akuzës ndaj John Terryt, ndërsa edhe kjo akuzë nga FA ka lidhje me rastin e Terryt, pasi Ferdinand e ofendoi Ashley Cole për arsye se tha në gjykatë se Terry nuk bëri ofendime raciste ndaj vëllait të Rios.
Ferdinand ka kohë që t’i përgjigjet kësaj akuze deri më 2 gusht, në të kundërtën nëse shpallet fajtor do të mund të dënohet me disa ndeshje moslojë.
Category: Futboll
0 Komente