Mata: Spanja meritoi më shumë në Olimpiadë

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Juan Mata, thotë se përfaqësuesja spanjolle meritoi më shumë pas eliminimit nga Olimpiada.

Spanjollët shiheshin si favoritë për ta fituar titullin, por u eliminuan në fazën e grupeve pas disfatave të njëpasnjëshme nga Japonia dhe Hondurasi.

Dhe Mata, i cili ishte një prej tre të zgjedhurve mbi moshën 23-vjeçe, ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për të shprehur zhgënjimin.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj! Është për të ardhur keq, besoj se ky ekip meritoi më shumë... Ne duhet të mësojmë dhe të zhvillohemi nga këto disfata”, ka shkruar Mata.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...