Puyol: Dua ta përfundoj karrierën te Barca

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, është i bindur se do të arrijë marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin me të cilin planifikon ta përfundojë karrierën.

Mbrojtësi veteran është kthyer në stërvitje pas operimi të gjurit dhe dëshiron që t’i zgjidhë gjërat rreth të ardhmes së tij me Blaugranët.

“Do të përpiqem ta përfundoj karrierën këtu. Kam vullnet dhe entuziazëm të vazhdoj të luaj dhe nëse klubi dëshiron qëndrimin tim, unë do të vazhdoj.

“Gjithmonë jam vlerësuar maksimalisht nga klubi dhe tifozët, prandaj nuk ka probleme sa i përket rinovimit tim dhe nuk mendoj se do të jetë proces i komplikuar”, u ka thënë spanjolli gazetarëve.

Puyol vjen nga Akademia e të rinjve të Barcës, ndërsa është kapiten që nga viti 2004.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...