Wenger: City, Chelsea dhe PSG e dëmtojnë futbollin

dardanmiftari | Wednesday, August 01, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka sulmuar klubet mega-harxhuese, si Manchester City dhe Chelsea.

“Ne e konsiderojmë veten në një pozitë të privilegjuar pasi ne kemi të hyra të mëdha. Por mbi të gjitha, ne nuk jemi harxhues të mëdhenj pasi ne nuk duam të kemi burime të pakufizuara”.

“Një klub mund të blejë lojtarë si PSG që ka bërë ose Manchester City ose Chelsea, me burime të pakufizuara, por mbi të gjitha është futbolli ai që vuan. Shikoni aktivitetin e tregut të transferimeve që nga fillimi i verës”.

“PSG është ambicioz dhe ata kanë resurse dhe kjo është kështu. Ne flasim për të njëjtat gjëra. Nuk mendoj se kjo është gjë e re. Evropa për momentin është si Titaniku, por ne e jetojmë futbollin sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...