Berlusconi: Ende jemi një ekip i fuqishëm

dardanmiftari | Wednesday, August 01, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka siguruar fansat se ambiciet e tyre mbeten të njëjta pavarësisht pastrimit të skuadrës.

Ish-kryeministri italian, ka siguruar tifozët e shqetësuar se revolucioni veror nuk do t’i ndryshojë ambiciet e klubit për të luftuar për trofe.

“Besoj te ekipi aktual i Milanit, ndryshe nga ajo çfarë thonë gazetarët, është një ekip i fuqishëm me pesë super kampionë në sulm, të cilën nuk e ka asnjë skuadër tjetër italiane”.

“Ne ndjehemi të fuqishëm dhe jam i sigurt se do të jemi protagonistë në Serie A. Besoj në një sezon të mirë. Situata ekonomike nuk na lejon neve të kemi lojtarë me paga të larta, si ata të cilët kanë arritur në afatin e kaluar kalimtar. Milani nuk mund ta lejojë këtë, por kjo nuk do të thotë se ne do të heqim dorë nga fitoret”, ka thënë Berlusconi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...