Phelps: Rekordi im mund të thyhet

dardanmiftari | Wednesday, August 01, 2012 | 0 Komente

Michael Phelps thotë se rekordi i tij prej 19 medaljesh olimpike mund të mposhtet, por shton se as ai nuk ka hequr dorë nga rritja e këtij numri.

Phelps, 27-vjeçar, tejkaloi gjimnasten ruse Larisa Latynina, si sportisti më i dekoruar në Olimpiada, duke ndihmuar Shtetet e Bashkuara ta fitojnë medaljen e artë në not në 4x200 metra.

“Ka qenë një karrierë shumë e mahnitshme, por ne ende kemi edhe disa gara të mbetura”, ka thënë amerikani, i cili të martën humbi rastin për të fituar medaljen e artë në stilin flutur në 200 metra, për 0.05 sekonda.

I pyetur nëse rekordi mund të thyhet, ai është përgjigjur: “Asgjë nuk është e paprekshme”.

“Gjithmonë kam thënë se asgjë nuk është e pamundshme. E kisha ngulitur në mendje të bëj diçka që askush më herët nuk e ka bërë dhe nuk kishte asgjë që mund të më qëndronte në rrugë”, ka shtuar Phelps.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...