Robben nuk e sheh veten si rezervë
Arjen Robben është i bindur se ai nuk do ta humbasë vendin e startuesit te Bayern Munich në sezonin e ardhshëm.
Holandezi pritet të ketë një konkurrencë më të fuqishme nga lojtarët si Xherdan Shaqiri dhe Thomas Muller në formacionin startues, por anësori nuk pret të lihet jashtë 11-shes së parë nga trajneri Jupp Heynckes.
“A mund ta mendoj veten në karrige? Jo, sigurisht jo. Dhe kjo nuk do të ndodhë. Unë as që kam menduar për një skenar të tillë. E di se çfarë jam në gjendje të bëj dhe nuk kam ndonjë frikë se mund ta humbas vendin e startuesit”.
“Megjithatë, askush nuk ka një pozitë të garantuar të startuesit. Ne të gjithë duhet të punojmë dhe të luftojmë për vendin tonë”, ka thënë Robben për Kicker.
Category: Futboll
0 Komente