Thiago jashtë Olimpiadës

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, është jashtë Lojërave Olimpike.

Thiago këtë javë u emërua në ekipin prej 22 lojtarëve të Spanjës (që më vonë do të reduktohej në 18), por 21-vjeçari ende është duke u rikuperuar nga lëndimi dhe nuk do të arrijë të jetë i gatshëm për Londër.

“Sot janë realizuar teste për të vlerësuar gjendjen e lëndimit të këmbës së Thiago Alcantaras. Rezultatet konfirmojnë se lëndimi nuk është tejkaluar dhe se lojtari do të duhet të vazhdojë procesin e rikuperimit gjatë javëve në vazhdim, andaj nuk do të fitojë leje mjekësore para fillimit të Olimpiadës në Londër”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...